Titujt kryesorë 30 Maj 2009, ora 19 30
Berisha sulmon Ramën: Kryetari i PS po kërkon të prishë zgjedhjet
Kryeministri Berisha akuzon kryetarin e PS Edi Rama se po përpiqet të prishë zgjedhjet e 28 qershorit. Në një takim prezantues të kandidatëve në qarkun e Korcës, Berisha i kërkoi atij të garojë për deputët.
PS kërcënon: Nuk marrim pjesë në një proces të dështuar zgjedhor
Dhe duket se PS i ka seriozisht kërcënimet për zgjedhjet. Sekretari për zgjedhjet, thotë se procesi për kartat ka dështuar dhe se PS nuk mund të bëhet pjesë e kësaj. Reagon ministria e Brendshme duke theksuar se pretendimet e PS nuk jane reale.
Rruga “Durrës-Kukës”, “Boom” turistësh nga Kosova në Shqipëri
Rruga Durrës-Kukës që përfundon në më pak se një muaj do të rrisë ndjeshëm fluksin e ardhjes së turistëve nga Kosova në Shqipëri. Këtë fakt e konfirmojnë edhe agjensitë turistike kosovare qe veç rrugës vleresojnë edhe investimet në plazhet tona.
Walker: Shqiperia në Nato, garanci për vizat dhe anëtarësim në BE
Diplomati i shquar amerikan, William Walker, deklaron për TV Klan se rruga Durrës-Kukës është një vepër e permasave botërore. Ai shprehet gjithashtu se anëtarësimi i shqipërise në Nato është një garanci për heqjen e vizave dhe integrimin në BE.
Gazetari i njohur Italian Bruno Vespa vizitë në TV Klan
Gazetari i njohur Italian Bruno Vespa, ishte i ftuari i nderit i TV Klan dhe drejtuesit të emisionit Opinion, Blendi Fevziut. Pasi pa nga afër studiot e emisioneve të reja ai tha se në shqipëri ka TV të ngjashme me ato të europës.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 30 Maj 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi