Zëvendëskryetari i LSI Edmond Haxhinasto ka deklaruar nga Klosi, se LSI përfaqëson më së miri të majtën Shqiptare, si një parti progresiste në shërbim të qytetarëve.
Edmond Haxhinasto: “Përfaqësojmë të gjithë të majtën. Ne si LSI jemi forcë e majtë e qendrës dhe progresiste, por jemi njerëz që mbi të gjithë dimë të mirëqeverisim. Ne, për ne qytetarët janë të gjithë njësoj dhe përfaqësuesit tanë dinë t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve njësoj, pavarësisht dallimeve partiake”
Deklaratat e Haxhinastos erdhën gjatë prezantimit të kandidatit të LSI në Klos për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit./tvklan.al