Al-Itihad i Mario Mitajt arriti një fitore të rëndësishme në Ligën Profesioniste Saudite kundër Al-Nasr të Crstiano Ronaldos.

Ndeshja mes të dyja ekipeve ishte mjaft e luftuar. Mbrojtësi kuqezi e nisi nga minuta e parë takimin. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Verdhezinjtë gjetën golin në minutën e 55’ me Karim Benzema. Por vetëm dy minuta zgjati avantazhi, pasi Cristiano Ronaldo realizoi rrjetën e barazimit.

Por ekipi nga Xhedah u tregua kërkues në vazhdim dhe gjeti golin e barazimit.

Mitaj përparoi drejt portës kundërshtare dhe pasoi për Berguin që u tregua i saktë dhe mposhti portierin Bento.

Tri pikë të rëndësishme për Al-Ittihad i cili mban vendin e parë në renditje me 36 pikë të grumbulluara pas 13 takimeve të luajtura.

Al Nasr mban vendin e katërt në renditje me 25 pikë të grumbulluara.

Klan News