Sot në emisioni “Rudina” në TV Klan është folur për për një temë që ka bërë xhiron e mediave sociale. “Bota do të shkatërrohet vetëm pak ditë para Krishtlindjes, sipas një teorie konspirative. Teoricienët dikur ishin të bindur se bota do të përfundonte në 21 dhjetor të 2012-ës, por sipas kësaj teorie të re, leximi i kalendarit Maya ishte i pasaktë, dhe fundi do të jetë më 21 dhjetor 2020.

Për të diskutuar për këtë teori konspirative në studio kanë qenë të ftuar producentja e A2 CNN Etelina Nikolla, ajo është redaktore e disa librave që flasin për fundin e botës, Sazan Guri ambientalist dhe Altin Bogdani, eksperti i paranormales dhe i teorive konspirative.

Në fillim të emisionit eksperti i teorive konspirative u shpreh se nuk e beson koronavirusin, nuk ka as frikë, madje ai është edhe kundër mbajtjes së maskave.

Rudina Magjistari: Altin mirë se erdhët, nga larg, nga larg apo ti nuk beson tek pandemia, i afrohesh pa pikë problem.

Altin Bogdani: Pa pikë problem.

Rudina Magjistari: Seriozisht e ke, të lejojnë, sepse unë nuk të lë të më afrohesh.

Altin Bogdani: Nëse do jetë virusi, nga distance që jemi ne do e kishe marrë atë nëse do ekzistonte.

Rudina Magjistari: Do të thotë që keni pasur shumë kontakte dhe nuk jeni ruajtur këtë periudhë.

Altin Bogdani: Të paktën me 10 mijë-12 mijë njerëz.

Rudina Magjistari: Maskën e mbani?

Altin Bogdani: Sot u detyrova ta bleja sepse isha i ftuar në një media tjetër dhe nuk më lejonin të futesha në media.

Rudina Magjistari: Me shumë të drejtë.

Altin Bogdani: Jo më erdhi inat në fakt sepse ata duhet të ma kishin paguar maskën sepse mirë që isha në emision i ftuar, por të shkoja edhe me shpenzimet e mia?

Rudina Magjistari: Maska është për të mbrojtur dhe të tjerët, është edhe një gjest qytetarie.

Altin Bogdani: Jo unë jam kundër maskave. /tvklan.al