Riza Hasa, një nga ekspertët shkencorë të librit të Historisë 12, pranon faktin që në tekst ka politizime dhe fakte të shtrembëruara historike. Sipas tij, këto shtrembërime nuk shtrihet vetëm në periudhën post-komuniste, por edhe në atë të luftës së dytë botërore.

Riza Hasa: “Referohemi dokumentave, marrim ’97-ën po unë di që u ngritë një komision hetimor. Ik merre dokumentin, ç’ka thënë ai dokument për ’97-ën fute te teksti. Komentet lërja ta bëjnë lexuesit. Tashi nuk do flasim ne si në opozita partiak. Unë e pashë, jo se nuk e pashë, edhe ashtu është ka politizim. Dhe pjesa e historisë është e politizuar ajo sepse ke parë ti që po ta shikosh tekstin që aty jepen komandante e çetave balliste dhe nuk jepen komandatët e çetave të Partizanit. Ne e dimë si ishte raporti i këtyre çetave gjatë luftës, nuk e mohon dot këtë, se mohon dot edhe në qoftë se do, sepse nuk bën histori kështu”.

Ndonëse është një prej njerëzve që ka firmosur këtë tekst, Hasa thotë se ai duhet të tërhiqet nga qarkullimi.

Riza Hasa: “Kështu siç është pa korrigjime, për mua nuk vlen. Pa bërë korrigjime, jo se s’ka punë, duhen bërë korrigjimet. Le ta pranojmë këtë një vlerësim sa për të kaluar, se ne kemi vlerësime po noj herë e ke parë në universitete këto 5-at të jenë të gjitha 4-ra”.

Publikimi i këtij teksti ngjalli debat kryesisht në media e në qarqe shkencore në lidhje me renditjen e fakteve, interpretimin apo vërtetësinë e tyre./tvklan.al

Gazetar: Fatos Salliu