28 materiale u përzgjodhën nga Muzeu i Amsterdamit
Veprat më të njohura të piktorit Vincent Van Gog janë ekspozuar për herë të parë në Shqipëri në një formë ndryshe në Galerinë Dixhitale të Korçës.
Falë teknologjisë u bë i mundur realizimi i një udhëtimi të animuar në disa prej kulmeve të krijimtarisë së Van Gogh.
28 piktura të mjeshtrit të madh të impresionizmit u përzgjodhën nga Muzeu i Van Gogh në Amsterdam, për t’iu ofruar publikut në një formë të re.
Ekspozita të ngjashme me krijimet e Van Gogh janë hapur në Milano, Romë, Bukuresht, Londër dhe së fundi edhe në Korçë.
Tv Klan