Rekordin për numrin e pikturave e mban Pablo Picasso me 13 mijë vepra aktive. Piktori spanjoll, ishte fëmijë arti, dhe si i tillë nisi të hedhë ne telajo ngjyrat që në moshë të vogël. Një nga veprat e tij të para është “Shkencë dhe Mëshirë”, e realizuar në vitin 1897 kur ishte vetëm 16 vjeç.

“Science and Charity”, 1897

Klasifikimi është i vështirë shprehen ekspertët e artit, megjithatë trashëgimia e lënë pas nga një prej autorëve më të rëndësishëm të artit modern dhe themelues i kubizmit, Picasso ka “pasuri” artistike më shumë se çdo piktor tjetër.

Të tjerë në renditje, emra të shkëlqyer të historisë së artit botëror, janë Salvador Dali me rreth 1500 vepra arti aktive, e më tej Van Gogh, që përfundoi 900 piktura, ndërsa Rubens 1403 piktura e vizatime.

Ajo që bie në sy është numri i vogël i veprave të lëna pas nga Leonardo Da Vinci, me 15 piktura të tij, në fund të klasifikimit. Por Da Vinci, ishte i gjithanshëm dhe kishte interesa të shumta edhe në shkencë, mjekësi, skulpturë, inxhineri, arkitekturë… Padyshim fiton të gjitha renditjet me gjenialitetin e tij të papërsëritshëm.

Klan News