Muzeu Grammy nderon krijimtarinë e artistes së ndjerë
Krijimtaria dhe stili i artistes pesë here fituese e çmimit Grammy, Amy Winehouse, është shfaqur për publikun në një ekspozitë në muzeun Grammy të Los Anxhelosit.
Publikoi vetëm dy albume para vdekjes së parakohshme, por kaq mjaftoi që muzika e saj me tone xhaz dhe pamja unike, të thyenin rekorde botërore në shitje dhe klikime online.
E titulluar “Beyond Black – The Style of Amy Winehouse”, ekspozita përqendrohet në veshjet, aksesorët dhe tekstet e saj të shkruara me dorë në faqet e ditarëve.
“Tekstet e saj ishin vërtetë të thella dhe bazoheshin ne eksperienca personale. Edhe stili që krijoi ishte i qëllimshëm. U frymëzua nga vitet ‘40 dhe arriti t’i sjellë në lagjen e saj në vitet 200”.
Një nga artikujt më unikë në ekspozitë është lista “Fame Ambitions” e këngëtares , ose ambiciet e famës të cilën ajo e shkroi kur ishte adoleshente. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 Prill.
Tv Klan