Turistë të Përgjuar, ekspozita e veçantë e hapur në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Durrësit tërheq çdo ditë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Një ndalesë në këto ambiente është një udhëtim pas në kohë në periudhën e komunizmit  dhe vizitorët tregojnë interes për të mësuar për survejimin e turistëve të huaj në atë kohë në Shqipëri.

Brunilda Licaj, ideatore: Një pjesë e turistëve polak gjejnë vetveten, gjejnë atë se çfarë ka ndodhur në shtetin e tyre. Me humor ndonjëherë ju thosha që mundet që arkitektët apo mundet që dizajnerat që kanë bashkëpunuar me shtetin shqiptarë në atë kohë të kenë pasur një lidhje me shtetin tuaj, pra të kenë pasur të njëjtin dizajn për mobiljet sapo element të tjerë.

Ekspozita ka disa elementë tërheqës përfshirë edhe një tunel që dikur shërbente si vendstrehim

Brunilda Licaj, ideatore: Vendet e tjera komuniste nuk e kanë pasur vendstrehimin kaq shumë të detyrueshëm apo kaq shumë të përdorshëm sa Durrësi, apo sa qytetet e tjera shqiptare.

“Turistë të Përgjuar” qëndron e hapur në Durrës që prej muajve të verës.

Klan News