Në konferencën për shtyp pas takimit me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, kancelari Karl Nehammer tha se Austria do të vijojë që të jetë një urë lidhëse mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë e rëndësishme gjeostrategjike dhe ne kemi lidhje historike mes nesh. Ballkani Perëndimor duhet parë si një sferë integrale e ndikimit të Bashkimit Evropian. Ky rajon është i rëndësishëm për BE-në nga pikëpamja ekonomike dhe e sigurisë. Shumë shtete po përpiqen të ushtrojnë ndikim atje si Rusia, Kina dhe ato arabe”, tha Nehammer.
“Ne diskutuam për Ballkanin Perëndimor. Do të dy mbështesim rrugën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. I vura në dukje të nderuarit Karl, zotit Kancelar se çdo spektër nacionalizmi që zgjohet në Ballkanin Perëndimor, kërcënon vetë ideja evropiane. Mesazhi ynë për shtetet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian është, se nuk ka tolerim për mos respektimin e shtetit të së drejtës dhe as për mos respektimin e marrëveshjeve”, u shpreh Mitsotakis.
Mitsotakis u ankua edhe për faktin se Greqia si dhe shtete të tjera të Ballkanit në muajt e fundit kanë qenë viktima të një deformimi në tregun evropian të energjisë, i cili ka sjellë çmime shumë më të larta se ato në Austri dhe Gjermani.
Tv Klan