Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany pati një paraqitje të mire në ndeshjen e parë të sezonit.
Bavarezët vijojnë grumbullimin në përgatitje të sezonit të ri jo shumë larg Mynihut, në qytetin e Tegernsee.
Provën e parë e bënë si gjithnjë ndaj ekipit Rottach-Egern. Një skuadër amatore por që ka fituar famë ndërkombëtare pikërisht nga ndeshjet miqësore me bavarezët.
Në fakt kampionët rekord të Gjermanisë fituan 14-1. Një vit më parë Bayern e kishte fituar miqësoren më ketë skuadër me rezultatin 27-0.
Tre gola u shënuan nga Tel, 2 gola nga i riu Licina dhe më pas nga një për mbrojtësit e krahut Mazraoui dhe Guerreiro në pjesën e pare e cila përfundoi 7-1.
Në pjesën e dytë shumë ndryshime me zëvendësime si dhe ndryshime në rreshtim dhe skuadra e Kompany shënoi edhe 7 gola të tjerë.
Një prej tyre u shënua edhe nga Arijon Ibrahimoviç. Futbollist me origjinë nga Kosova, i rritur në ekipin ne dytë të Bayern.
Sezoni i ri i Bundesliga do të nisë më vonë se ligat e tjera dhe do të fillojë më 23 Gusht.
Tv Klan