Nuk prodhoi fitues sfida mes Elbasanit dhe Tiranës, e cila ashtu si në fazën e parë, u mbyll në barazim 1-1.
Një përballje spektakolare në “Elbasan Arena”, që kishte gjithçka brenda përveç fituesit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta rezervoi emocione të mëdha.
Tirana kaloi në avantazh me Gjumsin në minutën e 52-të, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri e anuloi, duke akorduar penallti për Elbasnin. Hila nuk gaboi, për të shënuar golin e avantazhit.
Megjihatë, festa e miqve zgjati pak, pasi Dembele riktheu baraspeshën më minutën e 66-të.
Rezultati 1-1 nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që ndanë nga një pikë.
Elbasani regjistron ndeshjen e shtatë pa fitore dhe mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e shtatë me 15 pikë.
Në sfidën tjetër, Partizani triumfoi ndaj Laçit minimalisht, në një ndeshje shumë të luftuar. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Albers Keko në minutën e 57-të.
Me herët sulmuesit iu anulua një tjetër gol, për pozicion jashtë loje. Për të njëjtën arsye iu anulua edhe Laçit goli i Manellarit në pjesën e parë. Kjo fitore, e rikthen Partizanin në krye me 27 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Laçi renditet në vendin e nëntë me 12 pikë. /tvklan.al