Atmosferë festive edhe në qytetet e tjera
Dita e Derës e ktheu edhe këtë vit Elbasanin në kryeqendrën e festimeve.
Qytetarë të shumtë, nga rrethe të ndryshme dhe nga jashtë Shqipërisë kanë zgjedhur që 14 Marsin, ditën që simbolizon ardhjen e Pranverës, ta festojnë në qytetin e traditës së kësaj feste.
Koncerte, karnevale, lojra popullore dhe panaire janë aktivitetet e organizuara për të argëtuar këdo që ka zgjedhur Elbasanin për ta pritur këtë ditë.
Moti i ngrohtë kafavorizuar edhe më shumë daljen e qytetarëve për të festuar.
Simbolet e festës, ballokumet dhe veroren i gjejnë në çdo rrugë. Nuk kanë munguar dhe panairet me produkte të ndryshme ushqimore dhe artizanale të zonës.
Në Lezhë, kalaja mesjetare ishte qendra e festimeve.
Edhe Lushnja iu bashkua festimeve. Prej mbrëmjes u ndezën zjarret që simbolizojnë largimin e Dimrit dhe ardhjen e Pranverës.
Ndërsa gjatë gjithë ditës janë organizuar evente të ndryshme festive në qendër të qytetit.
Dita e Verës është një festë pagane. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tashmë kjo festë është ditë kombëtare pushimi.
Tv Klan