Shkëndija dhe Feronikeli kanë zhgënjyer në ndeshjet e kthimit të turiti të parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Kosovës u mundën në shtëpi nga skuadra e The News Saints e Gjibraltarit me rezultatin 0-1. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë kishte dhënë shpresë se skuadra nga Drenasi.
Ekipi kosovar pati mundësitë e veta për të gjetur golin, por mungesa e eksperiencës ndikoi, çka solli dhe golin që vendosi fatin e tyre në këtë përballje.
Shkëndija e Tetovës janë mundur në Shkup me rezultatin 2-1 nga skuadra e Nome Kalju, duke i dhënë fund aventurës në ligën e Kampionëve. Një befasi e madhe nga kuqezinjtë, që kishin fituar 0-1 në Estoni në takimin e parë.
Ekipi që drejtohet nga Qatip Osmani u ndëshkua që në minutën e pestë. Goli i barazimit u shënua me 11 metërsh në fraksionin e dytë nga Agim Ibrahimi. Kur gjithçka u duk se po shkonte drejt kualifikimit për Shkëndijën, shpërqendrimi në mbrojtje i kushtoi shumë tetovarëve që në të 91-n pësuan dhe golin e dytë, që rezultoi fatal. Aventura e tetovarëve do të vijojë në turin e dytë të Europa League ku do të përballen me Dudelange.
Tv Klan