“Format e lehta dhe të moderuara s’kanë nevojë për mjekim”
Pandemia e koronavirusit vijon të shënojë gjithmonë e me pak raste të infektuarish në Francë. Në një interviste për televizionin Klan mjeku anestezist reanimator Vedat Eljezi thotë se piku është arritur dhe evolucioni i pandemisë është në ulje.
“Numri i pacientëve të hospitalizuar si rezultat i koronavirusit në Francë është në ulje e sipër. Numri i pacientëve të rinj të diagnostikuar me COVID është në rënie nga piku që kishim 86 mijë aktualisht jemi në 21 mije. Mund të themi që evolucioni i pandemisë është në rënie e sipër, në sa kemi mbërritur në atë që ne i themi plato dhe tani është në rënie e sipër dhe kjo pa dyshim është rezultat i masave të izolimit të marra para 10 ditëve”.
Infeksioni i COVID njeh tre forma të sëmundjes, e lehtë e moderuar, e rëndë dhe kritike. Studimet kanë treguar se 85% e të infektuarve preken nga format e lehta për të cilat mjeku Eljezi thotë se nuk kanë nevojë për shumë mjekime.
“Trajtimi i kësaj formë është simtomatik, paracetamol, hidratim pushim ushqim i mirë, vitamina natyrale. Nuk ka vend në format e lehta trajtimi me antibiotik koagulant. Përshkrimi pa kriter i antibiotikëve shkatërron florën tonë normale bakteriale, çrregullon forcat tona imunitare, favorizon efektet anësore të antibiotikëve. Përshkrimi pa nevojë i kortikoideve dobëson forcat tona imunitare, favorizon infeksionet, favorizon diabetin, favorizon hypertensionin. Përshkrimi pa nevojë i antikoagulanteve favorizon gjakderdhjen”.
Ekspertet janë të mendimit se edhe vitaminat nëse merren në sasi më të mëdha se sa trupi ka nevojë shkaktojnë toksicitet dhe efekt e anësore.
Tv Klan