Elon Musk është bërë baba për herë të 14-të nëse lajmi i dy javëve më parë për fëmijën e lindur nga lidhja me një influencere rezulton i vërtetë.
Ai dhe Shivon Zilis, një drejtuese ekzekutive në Neuralink janë bërë prindër për herë të katërt. Zilis ndau lajmin se tre fëmijëve të tyre u është shtuar edhe një djalë.
“E diskutuam me Elon dhe ndiemë se në ditëlindjen e Arcadia së bukur, ishte më mirë që ta ndanim menjëherë lajmin për djalin tonë të mrekullueshëm dhe fantastik Seldon Lycurgus”, shkroi ajo në platformën X duke zbuluar edhe emrin e fëmijës, por jo ditëlindjen e tij.

Musk komentoi me një ‘emoji’ zemre.
Para dy javësh, një influencere me emrin Ashley St. Clair tha se ajo ka sjellë në jetë një fëmijë me Musk. Ai nuk ka pohuar e as mohuar fjalët, por thuhet se po përpiqen ta zgjidhin gjithçka në heshtje pas akuzave të saj se ai nuk është përgjigjur për fëmijën.

Ndërkohë, CEO i Tesla dhe Zilis janë prindër të binjakëve Strider dhe Azure si dhe një vajze, Arcadia. Musk ka edhe tre fëmijë me Grimes dhe gjashtë me Justine Wilson, një prej të cilëve ndërroi jetë kur ishte foshnje./tvklan.al