Klevis Qose është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Klevis Qose deri tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Klevis Qose zëvendëson në këtë detyrë të re Ervin Hoxhën, që u shkarkua nga posti disa javë më parë për t’u emëruar si drejtor i IKMT-së. Në këtë të fundit ai zëvendësoi Agim Ismailin, për shkak se ky i fundit u shkarkua pas ankesave të shumta.

/tvklan.al