Këta emigrantë nga të gjitha trevat e Shqipërisë të vetmin burim jetese kanë punën sezonale që e kryejnë çdo vit në Greqi. Mirëpo sezoni i punëve në bujqësi ka filluar dhe ata ende nuk kanë marrë vizën. Të thonë se kanë shumë kohë që presin këtu pranë Ambasadës greke.
“Kemi kërkuar vizë pune, e kemi në dorë fazën dhe garancinë, nuk na lexohet emri, këtu ka dy muaj që ka ardhur emri dhe nuk lexohet.”
Gazetari: “Dhe ju jeni emigrant ekonomik?”
“Emigrant ekonomik. Punoj në bujqësi në Greqi, në Janica edhe kështu që dhjetëra herë që kam marrë viza, po si kjo radhë. Edhe vjet ka ndodhë po e njëjta gjë.”
Ata kërkojnë procedura më të shpejtuara për t’u pajisur me vizën e vendit fqinj pasi pritjet e gjata i kanë lodhur dhe ua kanë zbrazur atyre xhepat. /tvklan.al