Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit duket se nuk kanë lënë indiferentë shqiptarët jashtë vendit.  Mijëra emigrantë kanë lënë përkohësisht punët e tyre për te hedhur të dielën e këtij fundmuaji, verdiktin e tyre në kutitë e votimit. Një motiv i forte është ndryshimi që Shqipëria ka pësuar vitet e fundit dhe siç thonë vetë ata, pavarësisht rrugëtimit të gjatë nuk duan të ndihen të përjashtuar nga vendimi për të ardhmen e vendit.

“Kam ardhur për të votuar. Shqipëria për këtë 4 vjet ka bërë shumë ndryshim për mendimin tim rrugët, qetësia, rendi, policia edhe zhvillimi”.

“Po do votoj, prandaj po vijmë. Shqipëria është shumë e mirë ka ndryshuar, rrugë të mira po, po vazhdon akoma kështu do jetë akoma më mirë”.

“Edhe për të votuar edhe për të sjell fëmijët se mbaruan shkollën edhe t’i lejmë këtu 2 muaj, 3 muaj sa mund të kemi atë. Tani Shqipëria të themi realitetin ka ndryshuar, dhe për atë po është bërë një punë shumë e mirë dhe ne këtë deshëm”.

“Për ata njerëz që jetojnë këtu shumë mirë, më vonë m und të rijmë dhe ne këtej nga Shqipëria në qoftë se ecën siç është kshu tani”.

Emigrantët e kthyer nga Greqia përmes pikës kufitare të Kakavijës thonë për TV Klan se me anëtarësimin në NATO,  ata tashme  ndihen te barabarte me shtetasit europiane, një arsye më tepër kjo sipas tyre për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Edhe fëmijët e mi erdhën nga Italia 2 fëmijët me gjithë nusen erdhën për të votuar. Ka ecur tepër, tepër, tepër”.

“Dua të votojmë patjetër, përveçse neve jetojmë në Greqi po kemi detyrime edhe në Shqipëri se jemi shqiptar, jemi minoritar dhe jemi për të votuar”.

Gazetarja: Ka ndryshuar Shqipëria këto vite?

“Ka ndryshuar shumë dhe duhet të ndryshojë patjetër në të ardhmen me këto zgjedhje që do bëhen dhe qeveria e re duhet të shkojë më tutje me qëllim që të vemi në Evropë mbas NAO-s”.

“Më shumë për pushime dhe pastaj edhe vota s’ka problem të dyja me një rrugë. Edhe tashi do i shikoj kam vite pa ardh”.

“Shumë përpara kemi ecur. Prandaj erdhëm nga Greqia që të votojmë”.

“Për të votuar edhe për pushime, prandaj erdhëm shpejt”.

Vetëm në 24 orët e fundit nëpërmjet këtyre dy pikave kufitare kanë hyrë në vendin tonë  më shumë se 5 mijë persona. Pritet që në fundjave fluksi i kthimit të emigranteve të rritet ndjeshëm ashtu si dhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje./tvklan.al