Java e parafundit e audicioneve për Realiti Show “Lider”, ofron surpriza sonte në mbrëmje në Televizionin Klan, kandidatët që do të përfermojnë sot vijnë nga disiplina krejt të ndryshme si nga inxhinierët, shkenca politike, historia e deri tek artet e bukura. Studentja e Inxhinierisë, Dorina Trupja, ka si shqetësim parësorë mungesën e përgjegjshmërisë. Historiani, Admir Ninta, shqetësohet për mungesën e prioriteteve në ekonomi, ndërsa Briken Qinami, i kthyer nga studimet e thelluara në Angli për të qenë pjesë e programit Lider, shqetësohet për korrupsionin.
Briken Qinami: “Prandaj korrupsioni është plaga më e madhe e shoqërisë sonë. Sepse ne jemi një popull më shumë konformist, materialist dhe etatist se të tjerët”.
Dorina Trupja: “Është shumë e rëndësishme që secili nga ne të marrë atë që është përgjegjësia e tij. Përgjegjësi në çdo ide, në çdo zgjidhje, në çdo mendim madje përgjegjësia është dhe tek njerëzit”.
Admir Ninta: “Veçanërisht bizneset prodhuese duhet të ulen në tryezë me konsumatorët e tyre. Fillimisht në atë pjesë të konsumatorëve që janë punonjësit e tyre”. Zgjedhjet konkrete që ofrojnë kandidatët për Lider janë shumë planëshe për të krijuar një ide të plotë të orientimit të tyre politik. Ndiqni audicionet sonte në orën 20:05 në TV Klan, kjo është java e parafundit e audicioneve për të kaluar më pas drejt Realiti Shout më të madh në vend