Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka falenderuar kryeministrin Rama për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Gjatë fjalës së saj, kryeministrja Meloni ka deklaruar se qeveria shqiptare e ka ndihmuar Italinë. Referuar akuzave të emisionit në “Rai 3”, Meloni i ka thënë Ramës se nuk është ai shënjestra e sulmeve.

Giorgia Meloni: Jam e lumtur që pata rastin të ju takoj juve, që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër dhe situatën e punimeve që janë duke u realizuar në kuadër të marrëveshjes tonë. Do të doja të thosha se vendet tona janë 2 vendeve mike, janë vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku. Falenderoj Ramën, të gjithë popullin shqiptar për mundësinë e ndihmën që na dhanë në mënyrë që ne të realizonim këtë marrëveshje, shembull për BE.

Nuk më mbetet tjetër veç të shpreh afërsinë e qeverisë dhe popullit italian për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij, qeveria shqiptare veçse ka ndihmuar Italinë. Ne kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë dhe kemi dëgjuar etiketime sikur është narko-shtet sepse nuk është hera e parë që Rama dhe Shqipëria që i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Historia e Shqipërisë ka treguar se ka patur me të vërtetë dëshirën për të qenë pjesë e BE-së dhe për zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar mbështetja e Italisë.

Më kujtohet kur emergjenca Covid, qeveria shqiptare na ndihmoi me 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, sikundër dhe në rastet e tjera dhe një ndër gazetat italiane e titulloi: Përrallë e bukur e qeverisë shqiptare, ndërsa sot Rama quhet kriminel sepse shumë ka ndryshuar qëkur qeveria vendosi bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare, sikundër dhe me qeveritë e tjera.

Do të doja t’i thoja Ramës se në fakt nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë, i janë mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar për këtë përpjekje për të na dhënë ndihmesë. Kur verën e kaluar unë erdha në Shqipëri, ne morëm parasysh disa kushte sepse emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues dhe vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, por duhet edhe ndihma e vendeve të BE.


/tvklan.al