Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se do të zgjerohet numri i origjinës së emigrantëve që do të mbërrijnë në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Meloni është shprehur se qendra në Shëngjin do të mirëpresë emigrantët, ku do të kryhen të gjitha procedurat e më pas do të transferohen për t’u strehuar në Gjadër.
Giorgia Meloni: Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vënë në dispozicion disa territorite të saj, Shëngjini dhe Gjadri, në të cilat Italia po kryen punimet. Në Shëngjin do të mirëpresim emigrantët dhe në Gjadër do të strehohen. Kur e kemi nënshkruar, unë dëshiroja të shndërrohej si një model për vendet e tjera. Pjesa më e madhe e tyre i dërguan një apel Komisionit Europian për të kërkuar që vendet e BE të ndjekin shembullin Itali-Shqipëri. Qeveria gjermane këshilloi ndjekjen e kësaj marrëveshje.
Ne ndodhemi këtë për të lançuar dhe realizimin e punimeve në Shëngjin dhe kjo strukturë do të mirëpresë emigrantët dhe ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë dhe të gjitha procedurat që do të ndiqen dhe pastaj do të transferohen në Gjadër. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane… Në Shqipëri nuk do të vijnë ato emigrantë, gratë shtazëna, fëmijët e personat në moshë të caktuar.
Do të jetë një strukutrë ku do të kryhen procedurat e kalimit të kufirit që kërkojnë 28 ditë që do të trajtojë gjithashtu edhe kërkesat për azil dhe do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët vijnë, pra kanë origjinën nga vende të ashtuquajtura të sigurta, Bangladesh, Egjipt, Kamerun dhe Sri Lanka dhe do të zgjerojmë numrin apo prejardhjen dhe origjinën e emigrantëve që do të mbërrijnë në Shqipëri, do të forcojmë edhe të gjitha procedurat që do të jenë të detyrueshme për të gjithë BE-në. BE në hartimin e bilancit do të parashikojë dhe fondet që nevojiten për të gjitha këto procedura.
Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër, aty do të ndalen emigrantët që do të mbërrijnë në Shqiëri dhe do të ketë një zonë, një hapësirë ku do të mbahen emigrantë të burgosur në rast se do të kryejnë vepra penale dhe rendi publik në perimetrin e qendrave do të garantohet nga autoritetet italine. 2 qendrat do të jenë operative nga 1 Gushti 2024. Mjaft parlamenatrë të opozitës e kanë ngritur sepse paar së gjithash na kanë akuzuar se po vonoheshin.
Ne duam t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Jam e bindur se gjërat këtu do të funksionojnë. Kjo marrëveshje mund të diskutohet shumë dhe nga vendet e tjera. Ne duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe do ta realizojmë me sukses. 2 muajt e vonesës janë shkaktuar dhe përsa i përket terrenit disi të vështirë në Gjadër, mnarrëveshja në këto qendr ado të shërbejnë si një zgjidhje për problematikën.
/tvklan.al