Analistë dhe politikanë kanë mbërthyer për rreth tre ore në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu gjithçka lidhur me tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bamir Topi në 13 shkurt, si një përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik.
Analizat u përqendruan në kushtin kryesor të Partisë Socialiste, hapjen e kutive të votimit, kusht të cilin Edi Rama e ritheksoi si të panegociueshëm vetëm pak ditë nga mbajtja e tryezës me kryetarin e shtetit.
Nisur nga ky fakt shtuar këtu dhe deklarimin e mazhorancës se do të ketë si bazë për dialog respektimin e plotë të Rezolutës së Këshillit të Evropës, pothuaj të gjithë analistët konkluduan se mbërritja në një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste do të jetë mision i vështirë, ndoshta i pa mundur i kësaj tryeze.
Aleksandër Frangaj: “Pra maxhoranca ka qenë shumë elastike, duke thënë, që vlerësojmë tryezën dhe qëndrimi ynë do të jetë në përputhje me rekomandimet e Rezolutës së Këshillit të Evropës. E njëjta gjë z. Zogaj nuk ka ndodhur me opozitën, pra nuk ka thënë që i përgjigjemi rezolutës, por ka thënë o hap kutitë o ik”.
Andrea Stefani: “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një situatë institucionale, ku Presidenti si institucion gëzon një prestigj dhe popullaritet të tillë saqë fjala e tij do të mund të ushtronte, të mobilizonte opinion me presione mbi krerët e politikës, të jemi realist, mendoj që gjithë kjo po gatuhet nga ndërkombëtarët dhen rast se do dali pa frut siç unë pres të dali, do të jenë përsëri ndërkombëtarët me presione të tyre do të përcaktojnë agjendën e ardhshme të zhvillimeve”.
Aleksandër Frangaj: “Ashtu sikurse nuk jam dakord edhe me atë çfarë tha për Presidentin e Republikës, ka fuqi, s’ka fuqi. Pre4sidentit të Republikës Z. Topit i ka ngelur në derë dhe gjithashtu data 13 ora 11 ofrohet vetëm një kafe dhe ujë pa gaz për të ftuarit”.
Fatos Lubonja: “Mendoj që Presidenti do të shërbejë si mundësia që atë që tha Vasili, për të dalë opozita nga rruga, për t’u gjetur një lloj marrëveshje. Unë mendoj që do të gjendet një lloj marrëveshje sepse nuk shkohet kështu, sepse janë edhe konfliktet brenda Partisë Socialiste etj, etj. Njerëzit ngrenë edhe pyetjen more me çfarë jetojnë këta se neve nuk diskutojmë shumë gjëra, se këtu kemi një problem shume të madh të një klase politike që për mendimin tim është shumë jashtë problematikës që ka vendi. Deputetë që kanë 5, 6 muaj pa rroga thuhet dhe nuk dihet me çfarë jetojnë, ose janë pasanikë të mëdhenj, ose i mbajnë, ku e di unë kush i mban oligarkë të mëdhenj kupton? Po normalisht është një klasë politike e cila është jashtë problemeve të vërteta të popullit, thua që po bëjnë luftën e vet për pushtet, pra këtë duhet ta dinë mirë”.
Frrok Çupi: “Kjo krizë e ardhur nga jashtë republikës, po e them pas si në thonjëza jashtë, jashtë demokracisë, mund të thuhet kështu, sepse nuk ka pranuar zgjidhjen ligjore, nuk ka pranuar zgjidhjen konstitucionale sipas konstituimit të zgjedhjeve, nuk ka pranuar OSBE dhe ODHIR-in,i cili është sistem, është sistemi i demokracisë. Presidenti ka vetëm një thënie popullore që është më shumë pezhorativ, sesa e vërtetë, që qëndron mbi palët dhe se çfarë qëndron mbi palët këtu ngjitet si duket parimi i, si të thuash i bisedës, i negociatave, por cilat janë palët? Atëherë Presidenti këtu shkaktohet krizë brenda sallës së Presidentit, brenda shtëpisë së Presidentit”.
Blendi Fevziu: “Presidenti shërben si një mundësi për të ulur palët në tavolinë të cilët nuk ulen vetë”.
Frrok Çupi: “Atëherë cilat janë palët? Atëherë marrim Kushtetutën dhe cilat janë palët ligjore”.
Blendi Fevziu: “PD dhe PS në këtë rast”.
Frrok Çupi: “Po nuk është konflikti midis PD dhe PS. Konflikti është midis PS dhe gjykatës. Vallë Presidenti do t’i thotë gjykatës të ndryshojë vendimin? Konflikti është midis PS dhe qeverisë. Vallë Presidenti do të bëhet palë mbi qeverinë? Cila kushtetutë mund t’ja lejojë? “.
Blendi Fevziu: “Një personazh shumë i njohur i Shqipërisë sot më thotë, pa dashur ta citoj emrin, që roli i Presidentit thotë meqë pyete, është që Bamir Topi është që po jep shtëpinë borxh çiftit për Shën Valentin./tvklan.al