Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një djali nga Korça të quajtur Kevin. Ai tregoi se kur ka qenë në shkollë 9-vjeçare ka qenë një nxënës mjaft problematik, por mbështetja dhe këshillat e mësuesit të tij të fiskulturës, e kanë ndihmuar dhe inkurajuar atë që të ndryshonte dhe të ecte përpara.

Ai kontaktoi me emisionin për t’i shprehur publikisht mirënjohen mësuesit të tij, për t’i kërkuar falje, por edhe për të promovuar figurën e tij, si atë të një mësuesi ideal dhe një edukatori të vërtetë që të jetë një shembull dhe inspirim për brezat që vijnë.

Profesor Sotiri: Ku je mo Kevin! Më bëhet qejfi shumë.

Kevin: Je shumë i madh!

Profesor Sotiri: Ke mbetur në gjurmët e trurit tim.

Kevin: S’të kam harruar asnjëherë.

Profesor Sotiri: Ah mo Kevin!

Kevin: Vërtet koha kalojnë dhe ditët mbeten në harresë dhe sikur zbehen ato ngjarjet, por unë nuk të kam harruar asnjëherë për atë që ke bërë.

Profesor Sotiri: Unë kam pyetur dhe motrën tënde dhe më bëhet qejfi që vazhdon stazhin, u bëre tamam kuadër mësues dhe të jesh kështu shëmbullor në punë.

Kevin: Faleminderit, je njeri shumë i veçantë dhe ke ndikuar shumë në jetën time dhe ke lënë vërtet gjurmë dhe të kam si shembull për të ardhmen time.

Profesor Sotiri: Faleminderit shumë! Nuk të harroj kurrë. Nxënës i rrallë në gjithë karrierën time. U bëre njeri mbi të gjitha. Ai Kevin, që ishte tamam i shkathët. Unë kam patur këtë parim që nxënësit që janë të shkathët dhe pak të vështirë në thonjza, ata janë për mua truri i shkollës./tvklan.al