Pjesa e parë e programit “Love Story Talk” u mbyll plot ëmbëlsi. Eni Shehu i kishte rezervuar një surprizë të veçantë opinionistes Xhensila Pere pasi ajo kishte ditëlindjen.
Ai kishte fshehur në një cep të studios një tufë me lule për Xhensilën dhe kjo e fundit u emocionua shumë nga gjesti.
Megjithatë edhe pse dorëzuesi i këtyre luleve ishte Eni Shehu, dyshimet lindën në fund se kush mund të jetë dërguesi.
Vetë moderatori foli për një pusullë brenda luleve dhe tha, “le të mbetet mister dërguesi i këtyre luleve”./tvklan.al