Këngëtarja e njohur Enca Haxhia prej disa kohësh nuk ka qenë më aktive në muzikë për shkak të një problemi shëndetësor që ka pasur. Ajo i është nënshtruar një operacioni të vështirë në këmbë dhe për një kohë duhet të qëndronte regjim shtrati.
Së fundmi në rrjetet sociale ajo ka treguar se do rikthehet fuqishëm në muzikë pas një pushimi të gjatë. Kjo periudhë qetësie e ka bërë Encën të jetë më produktive duke punuar kështu për shumë projekte.
Së fundmi këngëtarja ka bërë edhe një ndryshim në pamje, duke lyer flokët e zeza dhe mesa duket ky look i pëlqen shumë. Enca ka ndarë në rrjetet sociale një foto me pamjen e re dhe shkruan se është dashuruar me ngjyrën e saj të flokëve dhe nuk ka më extension, ku e bëjnë atë të duket më natyrale. /tvklan.al