Emisioni “Rudina” në TV Klan solli ditën e sotme intervistën përmes Skype me këngëtaren Enca Haxhia. Ajo u shpreh se në situatën në të cilën jemi, të gjithëve na duhet të jetojmë një jetë virtuale.
Enca Haxhia: Për momentin do na duhet të jetojmë të gjithë një jetë virtuale, kështu ata që e kanë sharë Instagramin tani e dinë se e ka dhe një të mirë. Do na mbajë të gjithëve bashkë dhe pozitivë gjatë gjithë kësaj periudhe. Dhe jam e sigurt që kjo periudhë do kalojë dhe gjithçka do jetë më mirë se çka qenë.
Duke qenë se tani, ka më tepër kohë, ka menduar ta shfrytëzojë Instagramin për të përhapur pozitivitet tek të gjithë njerëzit dhe sidomos tek ata që e ndjekin.
Enca Haxhia: Këto ditë kam kohë më shumë se kurrë dhe nga ora 6 do shihemi të gjithë live në Instagramin tim. Dua ta shfrytëzoj këtë platformë pr të përhapur pozitivitet tek të gjithë njerëzit dhe sidomos tek ata që më ndjekin./tvklan.al