Publikimi i enciklopedisë më të fundit në Maqedoni ka ngjallur debate të ashpra si në fqinjin tonë lindor ashtu edhe në Shqipëri. Etiketimi i shqiptareve që jetojnë në Maqedoni si njerëz të ardhur nga mali është cilësuar si një projekt anti-shqiptar si nga akademiket ashtu dhe publiku i gjerë. Botimi i financuar nga qeveria maqedonase nga akademiku Apollon Baçe shihet si një lojë politike e Shkupit zyrtar që i hidhet masës për konsum për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta dhe të mëdha me të cilat përballet shteti pa identitet i Maqedonisë.
Apollon Baçe: “Është një gjë interesante që tamam në këtë pikë Maqedonia paraqitet shuam le të themi e nervozuar, në një moment që unë nuk di ndonjë komb tjetër në botë që akoma nuk ka përcaktuar emrin. E njohim me emrin Ferron edhe akoma nuk ka përcaktuar flamurin që e marrin dhe e qethin si lule dielli duke i hequr petalet. Edhe kjo ka një kuptim, meqenëse ata mbajnë stemën e Aleksandërit të Maqedonisë, i cili nuk ka të bëjë absolutisht me maqedonasit vetë, maqedonasit janë një popull i cili vjen nga … vjen nga Zagrosi. Flet me një gjuhë sllave që nuk është gjuha e tyre. Vendoset në një vend që prapë nuk është i tyre. Ka një emër të paqartë, në vend që të merren tamam me këtë probleme që janë akute dhe që akoma po e pengojnë hyrjen e saj në BE, fillon edhe krijon grindje artificiale. Unë shikoj një tendencë politike që krijon grindje artificiale. Maqedonia faktikisht është një nga produktet hibride le të themi të konferencës së paqes të Versajës të Parisit, të cilat u ndal ajo vajtja e Bullgarëve dhe në këtë zonë u ngushtua pak dhe u krijua një shtet që ju kalua serbëve, dmth ka qenë një balancë politik dhe ato gjëra që bëhen artificialisht, vjen një kohë edhe shpërbëhen.”
Për Baçen shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm shteteformues në Maqedoninë fqinje dhe në një kohë që pritet integrimi i shteteve ballkanike në Evropë duhet të jemi të kujdesshëm për të gjetur pikat që na bashkojnë si popull dhe jo ato që na largojnë.
Apollon Baçe: “Në radhë të parë ne duhet t’i përmbahemi fakteve, duhet të jemi sa më të dejtë me faktet dhe neve duhet të gjejmë pikat që neve na bashkojnë me njëri tjetrin dhe jo pikat që na largojnë. Më tepër Maqedonia që nuk ka ndonjë element le të themi, një minoritet 2% a 5%, i cili mund të trajtohet në mënyrë tendenciale, po është një pjesë përbërëse, shtetformuese në Maqedoni elementi shqiptar.”
Për Baçen reagimi i akademikeve shqiptar në Maqedoni duhet të jetë shumë i fortë ndaj ketij botimi qe synon të denigroj shqiptarët./tvklan.al
Gazetare: Elia Zotka