Pas presionit të vazhdueshëm politik, medial por edhe ndërkombëtar akademikët maqedonas kanë pranuar të tërhiqen nga pjesa e kontestueshme enciklopedisë së publikuar javën e kaluar. Këshilli redaktorial i kësaj enciklopedie në një seancë të jashtëzakonshme ka vendosur që të bëhet korrigjim i pjesës që ofendon shqiptarët dhe të fillojë përgatitjen e një edicioni të ri enciklopedisë.
“Do të korrigjojmë pjesët që janë ofenduese për shqiptarët. Korrigjimet do t’i bëjmë të njëjtit autor dhe pastaj do të votohet një enciklopedi tjetër me kapitujt e përmirësuar”.
Korrigjimet e enciklopedisë sot kërkoi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup … në pjesën ku thuhet se pjesëtarët e ushtrisë britanike kanë trajnuar ushtarët e UÇK-së në konfliktin e vitit 2001.
“Është të jetë e rëndësishme që në një libër të tillë të gjitha faktet të jenë të sakta dhe të konfirmuara. Të gjitha interpretimet dhe tezat të jenë të gjithë përfshirëse dhe të pa anshme”.
Isen Saliu: “Pjesa që ka të bëjë me historinë e shqiptarëve megjithatë nuk është pjesa e vetme e kontestueshme e kësaj enciklopedie. Në këtë enciklopedi nuk ekziston asnjë kapitull kushtuar Bashkimit Europian edhe pse Maqedonia është shtet kandidat për anëtarësim në BE. Analistët në Shkup vlerësojnë se përmbajtja e këtij enciklopedisë mund të reflektohet edhe në raportet që KE do t’i përgatis në të ardhmen për Maqedoninë”.
Gjatë përpilimit të raporteve për Maqedoninë KE bazohet edhe në raporte ndër etnike në vend. Është e qartë se këtë enciklopedi të përpunuar në stilin e alanfort janë dëmtuar edhe raportet ndëretnike andaj mendoj se përmbajtja e saj do të kenë ndikim në raportet e ardhshme të KE-së.
Zv/Kryeministri në qeverinë e Maqedonisë Abdylaqim Ademi, ka vlerësuar se çështja e enciklopedisë nuk duhet përfunduar vetëm me tërheqjen e saj, por se akademia e shkencave dhe arteve duhet të kërkojë falje për fyerjet që i ka bërë shqiptarëve dhe historisë së tyre.
Nga Shkupi për TV klan Isen Saliu./tvklan.al