Një deklaratë me një mesazh të fortë dhe plot mirësi ka qenë ajo e Eni Çobanit në seancën e kësaj të diele në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare”.
Teksa Julinda është braktisur nga babai i fëmijës që kur ajo ishte shtatzënë, zonja Eni Çobani i bëri një premtim.
Eni Çobani premtoi se do e ndihmojë Julidën dhe vajzë pa baba nuk do ketë më në Shqipëri.
“Meqenëse e kam filluar këtë sezon po me një nënë me dy fëmijë të lënë nga një baba dhe po vazhdoj ta ndihmoj dhe për Julidën premtoj që vajzë pa baba nuk do të ketë më në Shqipëri. Djali i atij zotërisë që unë fola, apo djalë tjetër, do ja gjejë Gjykata. Atësinë do ja gjej unë dhe vajza do bëhet me baba. Pjesa e dytë që ku do çojmë Julidën me vajzën, deri kur të gjejmë atësinë kërkoj ndihmën e miqve dhe Bashkisë së Librazhdit që ti japim një dorë kësaj vajze të re dhe do e kthejmë jetën e saj nga të zezë, në të bardhë,
thaEni Çobani./tvklan.al