Moderatorja Eni Vasili, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se Spanja e meritoi fitimin e Europianit.
Vasili deklaroi se pika e fortë e iberikëve, është trajneri De La Fuente. Sipas saj, besimi që i dha të rinjve trajneri, ishte çelësi i suksesit për Spanjën në këtë Europian.
“Unë Spanjën e kam ndjekur, për aq sa më ka lejuar përditshmëria, jo njësoj pas humbjes së Shqipërisë. Pas eliminimit, vëmendja u venit pak. Spanja ka qenë fenomeni i këtij Europiani, e ka merituar suksesin. Pika e fortë e Spanjës është trajneri De La Fuente. Inkurajimi që i ka bërë emrave të rinj dhe lojtarëve të rinj në moshë, ky ishte çelësi i Spanjës këtë herë.”, deklaroi Eni Vasili. /tvklan.al