Zhvillimet urbane janë në qendër të episodit të dytë të Bienales së Artit Bashkëkohor të Tiranës që prezanton në dhomat e “Hotel Dajtit” si kornizë simbolike punimet e 20 artistëve që përcjellin realitete paralele urbane, si dhe alternativa të reja për zhvillimin e mëtejshëm të qyteteve në këtë epokë të globalizimit.
Mark Neelen: “Në këtë vend ne kemi vënë re një zhvillim të shpejtë dhe pa shumë plane. Arkitektët e ardhur nga vende të ndryshme e shohin me çudi Tiranën dhe shohin në të liberalizimin e investimeve të shumta. Po edhe një zhvillim individual, një dukuri dominante jo vetëm në qytetin tuaj, por edhe në rajon. Në këtë episod ne prezantojmë të metat e këtij procesi individual dhe duam të sjellim alternativa të reja e të mendojmë se si mund të jetë e ardhmja e qyteteve tona.”
Anna Dzokic: “Propozimet artistike të prezantuara nëpër dhomat e hotelit flasin për krizën e ndërtimit në Spanjë. Temën e të sapoardhurve në qytet që transformojnë realitetin e vet dhe të qytetit, një dukuri etike edhe për Tiranën. Po ashtu interesante është edhe tema e pastrimit nga gjërat e vjetra dhe ndërtimi i të rejave, fenomeni i të bërit pazar e i magazinave të mëdha, investimeve publike, dështimet e tyre.”
Janë plot 11 dhoma të hotelit që pasqyrojnë përmes një teme të caktuar zhvillimet e ndryshme të Tiranës. Zhvillime aktuale duke na transmetuar dhe idenë e ardhmërisë së kryeqytetit tonë./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani