Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, ka ashpërsuar tonet në lidhje me tensionet me Greqinë pas kërkimeve për gaz dhe naftë në një zonë të diskutueshme mes palëve.
Erdogan ka thënë se Turqia do të marrë çfarë i takon nga Mesdheu, Egjeu dhe Deti i Zi.
“Turqia nuk ka asnjë qëllim në tokat, sovranitetin, apo interesat e vendeve të tjera, por nuk do ta lëshojmë atë që na takon me të drejtë”, tha Presidenti turk.
Erdogan shkon më tej dhe i këshillon të gjithë që “të mos bëjnë hapa të gabuar që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre”.
Këto deklarata vijnë pas tensioneve të shtuara me Greqinë për shelfin kontinental në detin Mesdhe.
Ndërkohë një javë më parë, Erdogan njoftoi turqit se janë gjetur 320 miliardë metra klub rezerva të gazit natyror në brigjet e Detit të Zi./tvklan.al