“Nuk pranojmë plane që kufizojnë Turqinë në brigjet e Antalias”
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan paralajmëroi se Turqia nuk do të përkulet para kërcënimeve dhe shantazheve për Mesdheun Lindor. Ai e bëri të qartë përmes një video-mesazhi, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk merr parasysh të drejtën e Turqisë në rajonin e pasur me hidrokarbure.
“Turqia nuk do të pranojë plane dhe harta që synojnë të kufizojnë vendin në brigjet e saj pranë Antalias”.
Kreu i shtetit turk kërkon një zgjidhje diplomatike të kënaqshme për të gjitha palët.
“Duke vepruar me sinqeritet dhe mendje të shëndoshë, ne mund të gjejmë një formulë të bazuar në fitore që mbron të drejtat e të gjithëve”.
Deklaratat e Erdogan vijnë vetëm pak ditë para samitit dy ditor të liderëve të BE-së që nis të enjten në Bruksel, ku do të diskutohet sërish çështja e Turqisë dhe Greqisë. Kusht i Athinës për përfshirjen në negociata është ndalimi i kërkimeve për gaz në zonat e diskutueshme nga Turqia.
BE ka paralajmëruar se nëse deri në samit arrihet marrëveshje për bisedime, ndaj Turqisë do të vendosen sanksione ekonomike dhe embargo armësh.
Tv Klan