Kroçera “Seabourne Quest”, që eksploron kryesisht Mesdheun, ndalet për herë të parë në vendin tonë, duke sjell 450 turistë nga 22 shtete të botës. Gjatë kësaj ndalese ata do të vizitojnë Durrësin, Krujën dhe Tiranën.
Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka filipinas, kilianë, indian, etj. Ata thonë se e vizitojnë për herë të parë vendin tonë.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, deri tani duket e mrekullueshme”, shprehet një turiste.
“Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu, jemi nga Amerika”, thotë një tjetër.
“Vij nga Australia, do të bëjmë një tur për të parë më shumë nga vendi”, shton një tjetër
Bordi i anijes u vizitua dhe nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.
“Prezenca e kroçerave bën që të shohim më shumë turistë rrugëve të qytetit. Nuk mund të flasim për një sezon që fillon me 15 apo 1 Maj, pasi kemi thuajse gjatë gjithë vitit turistë”, thotë Sako.
Anija turistike që lundron nën flamurin e Bahamasit, mbërriti nga Porti i Kotorrit, me ndalesë në Durrës, për të vijuar më pas drejt portit të Liparit në Itali. Për mbërritjen e kësaj kroçere reagoi edhe kryeministri Rama që tha se këto anije e kanë bërë tashmë Shqipërinë pjesë të pandashme të tureve nëpër xhevahiret e Mesdheut.
Tv Klan