Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përjashtoi çdo mundësi për vazhduar bashkëpunimin e Izraelit me NATO-n.

“Deri në vendosjen e paqes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia”, tha Erdogan.

Kreu i shtetit turk foli gjatë një konference për shtyp në Uashington, si pjesë e samitit të liderëve të vendeve të NATO-s, ku tha se nuk ka më asnjë mundësi bashkëpunimi me Tel Avivin, që ka shkelur të gjitha vlerat themelore të aleancës, me luftën dhe vrasjen e civilëve në Rripin e Gazës.

Prej gati 4 dekadash, Izraeli është përfshirë nga Shtetet e Bashkuara në listën e vendeve partnere jo-anëtare të aleancës.

Mbi bazën e këtij partneriteti, NATO u ofron bashkëpunim këtyre vendeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Megjithatë, Izraeli nuk ka aplikuar asnjëherë për të qenë pjesë e aleancës.

Tv Klan