Presidenti i Turqisë, Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në fjalimin e Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Zhvillimit Islam,
Erdogan bëri thirrje për organizimin e një mbledhjeje të donatorëve, sepse sipas tij duhet të gjithë të jenë pranë Shqipërisë.
Ai tha se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. “Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi Presidenti turk.
Tv Klan