Një uragan i kategorisë së katërt pritet të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e sotme. Sipas meteorologëve, stuhia e fuqishme do të godasë Teksasin dhe Luizianën.
Uragani i emërtuar “Laura” pritet të shkaktojë përmbytje dhe stuhi erërash të fuqishme. Pothuajse gjysmë milioni banorë do të evakuohen.
Mëngjesin e të hënës, Luiziana u godit nga uragani “Marco” që shkaktoi erëra dhe shira të rrëmbyeshëm në zonë. Frika për një valë të dytë brenda 48 orësh u shtua, por stuhia u zbut duke u vlerësuar si një stuhi tropikale dhe jo një uragan.
Sipas pamjeve satelitore, forma dhe përmasat që ky fenomen natyror ka janë katastrofike. I gjithë Gjiri i Meksikës mund të mbetet pa ujë dhe energji elektrike për javë me radhë.
Erërat e fuqishme do të dëmtojnë shtëpitë dhe do të rrëzojnë pemë. Sipas të dhënave meteorologjike, uragani “Laura” pritet të arrijë një shpejtësi 220 km/h.
Duke qenë se pak ditë më parë, të njëjtët uraganë goditën Karaibet, ku 24 persona humbën jetën, Presidenti Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare. /tvklan.al