Ermir Rashica është largimi i radhës te Skënderbeu. Sulmuesi nga Kosova, luajti ndeshjen e fundit me korçarët ndaj Vllaznisë, takim ku shkodranët fituan 4-0.
Rashica do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, te skuadra e Metalist Kharkiv, e cila bindi korçarët me një ofertë të madhe.
Konfirmimi për largimin e Rashicës erdhi nga vetë trajneri Ernest Gjoka, pas ndeshjes. Humbje e madhe për Skënderbeun, pasi 20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në dy sezonet e fundit.
Në sezonin aktual, Rashica gjeti shtatë herë rrugën e rrjetës me Skënderbeun. /tvklan.al