Emisioni “Lider”, një prodhim i Televizionit Kombëtarë Klan ka ngjallur mjaft interes edhe në rrafshin e politikbërësve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Deputetja e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, e konsideron programin Lider si një iniciativë mjaft të mirë të TV klan. Sipas saj aktualisht politika në Maqedoni ka nevojë për një impuls të ri dhe këta të rinj kandidat kanë formim shumë të mirë intelektual për të qenë lider të së ardhmes.
Ermira Mehmeti: “TV Klan ka ndërmarrë një nismë për të krijuar pse jo dhe një gjeneratë të re politikanësh. Ajo që më pëlqeu si eksperiencë ishte se të gjithë konkurrentët që pamë sot sollën një impuls të ri. Megjithatë autentik ose burimorë, pavarësisht që nuk mund t’i iket ndikimit të politikës ditore apo teksteve të ndryshme raporteve të mediave që kanë të bëjnë me politikën”.
Ajo shton se kandidatët i ka ndjekur me vëmendje dhe shpreson që të japin më të mirën ë mundshme në këtë realiti show.
Ermira Mehmeti: “Është një tendencë për të rigjeneruar një brumë të ri nga i cili besoj që në të ardhmen mund të përpunohen profile mjaft interesante do të kisha thënë të cilat gjithsesi se do ta gjejnë veten në trendet aktuale politike qoftë brenda në Shqipëri apo në vendet nga ku vijnë Maqedoni e Kosovë, po pse jo edhe në institucionet europiane”.
Këto deklarata Mehmeti i bëri gjatë një konference për shtyp ku ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet parlamentare të muajit mars në Maqedoni./tvklan.al
Gazetari: Edian Gjoni