Osijek rinis stërvitjen në grupe të vogla
Në Kroaci ekipet rinisën stërvitjen pas më shumë se 1 muaji pushim për shkak të Covid-19. Në fushë ishte edhe Osijek i Eros Grezdës, ndërsa protokolli i sigurisë u respektua me rigorozitet. Sulmuesi shqiptar u shpreh i lumtur që iu kthye përgatitjeve.
“Mezi prisja të isha sërish në fushën stërvitore. Po përgatitemi me grupe të vogla dhe kjo na kishte munguar prej javësh”.
Skuadra e Osijek nuk është ende e plotë, ndërsa stërviten me grupe me nga 5 lojtarë që qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri. Në Kroaci po planifikojnë të zhvillojnë ndeshjet e mbetura të kampionatit dhe të kupës. Qëllimet janë renditja në vendet e para që të mundësojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.
Tv Klan