Katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e tetë, prodhuan surpriza, sa i përket rezultateve.
Erzeni i vendit të fundit, surprizoi Besën e Kavajës, duke i marrë një barazim pa gola. Hap fals nga skuadra e Josës, që humbet vendin e parë të renditjes dhe renditet e dyta me 20 pikë.
Vendi i parë i takon Vorës, që kryeson me 21 pikë, pas fitores minimale në shtëpi ndaj Lushnjës.
Fitore 1-0 mori edhe Kastrioti ndaj Kukësit, si dhe Korabi ndaj Valbonës. Dy ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë, do të luhen të hënën, ku spikat Flamurtari-Pogradeci. /tvklan.al