Osman Stafa ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”, mësuesin e tij të Histori-Gjeogafisë gjatë shkollës 8-vjeçare, Genci Gjevorin. Nëse mbiemri ju thotë diçka, mësuesi është babai i gazetares së njohur të emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, Odeta Gjevorit.
Pas transmetimit të insertit të ftesës kundrejt profesorit, Osmani shpjegoi se mësuesi e ka pyetur edhe gazetarin se mos është ai personi që i ka bërë surprizën, por ai është kujdesur që të mbulojë çdo gjurmë. Genci shprehet se nuk dyshon as te vajza e tij, Odeta.
Ardit Gjebrea: Pyetja ime menjëherë e parë ishte: e keni zbuluar kush ju ka ftuar se ju e keni spiunin brenda?
Genc Gjevori: Po, një nga tre vajzat që kam është Odeta, është gazetare.
Ardit Gjebrea: Që punon këtu.
Genc Gjevori: Te emisioni “Stop”, por Odeta nuk është e tipit të këtyre surprizave.
Ardit Gjebrea: Por edhe mund të kishte pyetur kolegët apo koleget.
Genc Gjevori: E pyeta, tani më shoqëroi deri te dhoma e grimit, më pruri, tha “kam një intervistë” ku di unë, me ato punët e veta dhe më la aty te dhoma e grimit dhe unë tani… nuk besoj.
Ardit Gjebrea: A thua të jetë këtu mbrapa?
Genc Gjevori: Nuk besoj të jetë Odeta.
Ardit Gjebrea: Nuk beson?
Genc Gjevori: Jo.
Ardit Gjebrea: E shohim bashkë.
Ekrani përpara mësues Gencit hapet dhe shfaqet imazhi i ish-nxënësit të tij, gazetarit Osman Stafa.
Genc Gjevori: Ky është Osmani. Nuk e kam menduar që do të ishte, madje unë bëra ato pyetjet e mia, ku nuk më ka shkuar mendja, në Dubai, në Kanada ku i kemi të gjithë njerëzit tanë dhe përpara 3-4 ditësh, me sinqeritet, po të më shikoni telefonin, i kam çuar një mesazh te WhatsApp-i dhe te Messenger-i, “po ç’lidhje kam unë?”, tha dhe më ka bërë nja 2-3 pikëpyetje aty te mesazhi që të them të drejtën, sikur u largova një çikë./tvklan.al