Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Bregdeti I Durrësit

Turizmi patriotik, besnik i bregdetit të Durrësit

Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnik të bregdetit të Durrësit. Fundjava me temperatura të favorshme ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve në bregdet, të cilët përveç çmimeve të arsyeshme, vlerësojnë edhe qetësinë e pastërtinë e zonës. Në përmbyllje të muajit Qershor, pritet që Korriku të sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të frekuentuesve....

Qershor 29, 2024

Pastrohet bregdeti i Durrësit, gati për sezonin turistik

Në Durrës, ka nisur puna për sistemimin dhe rregullimin e plazheve. Gjatë gjithë bregdetit, po punohet për pastrimin dhe plugimin  e brezit ranor si dhe për vendosjen e  nyjeve higjeno-sanitare, e fill pas kësaj do të nisë procesi i dezinfektimit i rërës. Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës: Kemi vendosur sinjalistikën për plazhet publike, kemi...

Maj 15, 2024

Moti i nxehtë mbipopullon me pushues bregdetin e Durrësit-(26 Korrik 2009)

Temperaturat e larta, kane bërë që qindra e mijëra pushues të zgjedhin plazhin e Durrësit për te kaluar pushimet verore. Fundjava  ka shënuar një numër te madh pushuesish nga Kosova dhe Maqedonia. Plazhi i Durrësit në këtë sezon veror mirëpret jo vetëm pushues ditor, por edhe rezidencial, të cilët në këtë periudhë janë të shumtë....

Korrik 26, 2009

Mungojnë rojet bregdetare në plazhe, rrezik për pushuesit-(13 Korrik 2009)

Ndërsa sezoni turistik në plazhin e Durrësit dhe atë të Vlorës ka kohë që ka nisur dhe pushues të shumtë i janë drejtuar atij, vihet re mungesa e rojeve bregdetare. Pikërisht në plazhin më të madh në vend në Durrës, mungon mbrojtja kundër rrezikut të mbytjeve si dhe kontrolli i vijës bregdetare. Në një gjatësi...

Korrik 13, 2009

Gjendja e rrugëve të plazhit në Durrës, rrugët dytësore pengesë për turizmin – (4 Maj 2009)

Fjorald Zguro: “Gjithçka duket gati, megjithëse sezoni turistik ende nuk është çelur këtu në plazhin e Durrësit, bizneset turistike duket se janë gati për të pritur pushuesit e parë.” Tek-tuk, të favorizuar edhe nga ngrohja e kohës, këto ditë të para të majit në plazhin e Durrësit mund te dallohen pushues që më së shumti...

Maj 4, 2009

Makinat dhe autoshkollat “pushtojnë” plazhin, shkelet rendi në Durrës-(19 Prill 2009)

Është një problem i trajtuar ndër vite në dhjetëra kronika televizive në Televizionin Klan, por asgjë nuk ndryshon. Ranishtja e plazhit të Durrësit vazhdon të mbetet një pistë për autoshkolla e gara makinash. Pothuajse i gjithë brezi i rërës, nga Ura e Dajlanit deri në Golem, popullohet nga dhjetëra e dhjetëra automjete, të cilat në...

Prill 19, 2009

Durrës, policia kufitare aksion për bllokon e motorëve të ujit – (1 Korrik 2008)

Pak ditë pas kronikës së televizionit Klan, e cila përcolli shqetësimin e pushuesve në qytetin e Durrësit lidhur me motorët e ujit dhe lundrimin e pakontrolluar të tyre, policia kufitare e këtij qyteti ka ndërmarrë një aksion për bllokimin dhe sekuestrimin e këtyre mjeteve motorike. Aksioni i bregdetarëve u përqendrua në patrullimin e vijës bregdetare...

Korrik 1, 2008

Hapet sezoni turistik veror në plazhet e Shëngjinit dhe Durrësit-(4 Qershor 2008)

Plazhi i Shëngjinit i bashkohet vendpushimeve të tjera që kanë çelur sezonin turistik. Për këtë verë garantohet më shumë cilësi në shërbime dhe rritjen e numrit të pushuesve. Premtim për këtë bëhen vetë kushtet e përmirësuara në komunën e Shëngjinit, të cilat sigurojnë ujë dhe drita 24 orë, infrastrukturë më të mirë rrugore dhe një...

Qershor 4, 2008

Situata klimatike në Durrës dhe Elbasan (25 Shtator 2004)

Era e fortë dhe shtrëngata kanë shkaktuar probleme në bregdetin e Durrësit. Si pasojë dy anije të ankoruara prej 40 ditësh në radën e brendshme kanë dalë në breg. Anija “Joni” me një kapacitet transportues prej 250 tonësh dhe anija “Disko”, si pasojë e shtrëngatës, u janë këputur spirancat dhe për pasojë kanë përfunduar në...

Shtator 25, 2004