Pak ditë pas kronikës së televizionit Klan, e cila përcolli shqetësimin e pushuesve në qytetin e Durrësit lidhur me motorët e ujit dhe lundrimin e pakontrolluar të tyre, policia kufitare e këtij qyteti ka ndërmarrë një aksion për bllokimin dhe sekuestrimin e këtyre mjeteve motorike.

Aksioni i bregdetarëve u përqendrua në patrullimin e vijës bregdetare në det dhe në tokë dhe u shoqërua nga afër nga grupi i xhirimit  të televizionit Klan, siç do ta shihni dhe nga pamjet pati dhe nga ata që tentuan t’i shpëtojnë policisë, por gjithçka rezultoi e kotë. Nga aksioni u ndaluan 18 motorë ujë të fuqisë 1000 deri në 1300 kubikë.

Ndërkohë nga inspektimi në zonën e plazhit rezultoi se vetëm 12 motorë uji ishin pajisur me leje përdorimi dhe certifikatë personale. Kryesisht këto mjete posedohen nga shtetas të huaj dhe shfrytëzohen për qëllime private, sipas shefit të policisë aksioni i kufitarëve do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi