Fjorald Zguro: “Gjithçka duket gati, megjithëse sezoni turistik ende nuk është çelur këtu në plazhin e Durrësit, bizneset turistike duket se janë gati për të pritur pushuesit e parë.”

Tek-tuk, të favorizuar edhe nga ngrohja e kohës, këto ditë të para të majit në plazhin e Durrësit mund te dallohen pushues që më së shumti shijojnë rrezet e diellit, sesa banjat në ujin e detit.

Ndryshe nga disa jave më parë, kur kjo zonë i ishte dorëzuar kaosit, teksa ishte e tejmbushur me automjete, gjendja tashmë duket e normalizuar dhe plazhi u është rikthyer pushuesve, kjo falë edhe kronikave problematike të trajtuara nga televizioni Klan. Hotelet dhe restorantet po bëjnë rregullimet e fundit ndërsa shezlongët kanë filluar të rreshtohen buzë bregut. Pak metra më lart, në pritje të sezonit turistik, po punohet dhe me infrastrukturën rrugore.

Fjorald Zguro: “Këtu gjendem në Golem, në aksin kombëtar që bashkon Durrësin me Kavajën. Siç shihet këtu po punohet për zgjerim e rrugës, kjo edhe në funksion të sezonit turistik të këtij viti. Punimet po ecin me ritme të larta dhe pritet të përfundojnë sipas afateve brenda muajit qershor.”

Por në kontrast me ecurinë e punimeve në këtë aks kombëtar, në rrugët dytësore që degëzohen drejt fshatrave turistike në bregdet konstatohet një situatë krejt ndryshe. Baltë, gropa dhe makina që për pak sa nuk fundosen në këto kushte tejet ekstreme teksa lëvizin në këto segmente rrugore në përpjekje për të kapur bregun.

Fjorald Zguro: “Kjo është rruga sekondare që lidh Malin e Robit me Qerretin, një nga zonat më të frekuentuara në sezonin e verës nga turistët në detin Adriatik. Por prej vitesh kjo rrugë vazhdon të qëndrojë në gjendje të mjeruar duke penguar turistët për ë vërshuar në këtë zonë. Televizori Klan shpesh herë ka pasqyruar situatën problematike të kësaj rruge. Por komuna e Golemit thotë se ka vënë në dispozicion fonde për rregullimin e rrugës, por të vetmet makineri që janë që janë vënë në dispozicion për të kryer punimet në këtë segment janë parkuar anës rrugës dhe nuk po punojnë.”/tvklan.al

Gazetari Fjorald Zguro