Ndërsa sezoni turistik në plazhin e Durrësit dhe atë të Vlorës ka kohë që ka nisur dhe pushues të shumtë i janë drejtuar atij, vihet re mungesa e rojeve bregdetare.
Pikërisht në plazhin më të madh në vend në Durrës, mungon mbrojtja kundër rrezikut të mbytjeve si dhe kontrolli i vijës bregdetare. Në një gjatësi prej 3.2 km nuk vihet re asnjë person që të japë alarmin për rastet e rrezikut.
Pikërisht dy vite më parë në këtë plazh u ngritën 5 kulla vrojtimi, por që vështirësia ka konsistuar në gjetjen e rojeve bregdetare. Përballë këtij fenomeni pushuesit shprehen se duan të merren masa në vendosjen e tyre. Pasi në këtë bregdet do të ishin më të sigurt nëse kontrollet do të ishin të vazhdueshme.”
Qytetari: “Çdo shtet i botës i ka se ka fëmijë, duhet me ua dhënë ndihmën e parë ka njerëz për shembull që nuk dinë not. Normal duhet ndihma e parë dhe është e vonuar bile.”
Qytetare: “Po shumë e nevojshme se ka popullsi të madhe sidomos fëmijë dhe duhet të ketë kujdes.”
Qytetar: “Duhet me qenë gjithqysh roje se fëmijë ka shumë të vegjël këtu dhe nuk ka kush të kujdeset për ta ose kush ti ruaj së paku duhet me qenë, por këtu fare s’ka.”
E njëjta situatë është edhe në Vlorë, për gjatë gjithë vijës së plazheve nuk gjen asnjë roje bregdetare edhe këtu për pushuesit kjo është shqetësim, pasi gjatë gjithë kohës duhet të kenë vëmendjen tek fëmijët.
Qytetare: “Po shumë shqetësuese është në fakt se ka shumë fëmijë, shumë njerëz që nuk dinë not kështu që është shumë e domosdoshme një roje bregdetare.”
Qytetare: “Normal që na merakos, duhet patjetër njëherë ndodh e keqja.”
Vetëm një ditë më parë në Vlorë baba e bijë humbën jetën pasi u mbytën në det. Ndërsa gjatë kësaj vere një numër personash kanë humbur jetën në ujërat e bregdetit tonë./tvklan.al