Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gripi I Derrit

Gripi shënon viktimën e katërt

Gripi AH1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit ka shkaktuar viktimën e katërt në vend. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike, të cilat kanë favorizuar komplikacionet e shkaktuara nga gripi. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se deri më tani mbi 200 persona janë infektuar nga gripi. Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore...

Shkurt 8, 2019

Viktima e tretë e gripit

Gripi ka regjistruar viktimën e tretë. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se 37- vjeçari nga Gramshi që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ishte prekur nga virusi gripal AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Sipas mjekëve, i riu ka bërë komplikacione dhe nuk ka mundur të mbijetojë....

Shkurt 5, 2019

Vlorë, regjistrohen 8 raste me virusin AH1N1

Në spitalin e Vlorës janë regjistruar 25 raste me grip dhe nga këto 8 raste konsiderohen me virusin AH1N1. Tetë raste janë regjistruar me virusin AH1N1 në qytetin e Vlorës. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë konfirmon se mes tyre është dhe një fëmijë. “Janë konstantuar rreth tetë raste të virusit të gripit AH1N1 ose...

Shkurt 5, 2019

Rëndohet situata nga Gripi i Derrit

Shkon drejtë rëndimit situata nga Gripi i Derrit në vend. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot pasdite për 10 raste të reja të personave të prekur nga virusi AH1N1 duke e çuar numrin e të prekurve në 55 në të gjithë vendin. Në këto kushte mjekët apelojnë për kujdes dhe për marrjen e masave parandaluese....

Mars 5, 2014

Gripi i Derrit: Pritet rritje e numrit të të prekurve

Në Shqipëri pritet të rritet numri i të prekurve me virusin A H1N1 ose siç njihet ndryshe gripi i Derrit. Në këtë përfundim ka arritur komiteti i drejtuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë thuhet se bazuar në të dhënat e fundit Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me...

Mars 1, 2014

Frika nga Gripi i Derrit

Situate gripale në vend ka ngritur në këmbë bluzat e bardha. Për të patur nën kontroll të gjithë personat që preken nga gripi qoftë stinor apo ai pandemik AH1N1, Ministria e Shëndetësisë ka futur në sistemin e monitorimit edhe 5 poliklinika të Tiranës të cilat nëse dyshojnë për një pacient marrin menjeherë mostrat. Nën monitorim...

Shkurt 27, 2014

19 të prekur nga Gripi i Derrit në Shqipëri

Shkon në 19 numri i personave të infektuar nga virusi pandemik AH1N1, apo siç njihet ndryshe gripi i derrit. Ashtu siç parashikojnë edhe raportet e ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë, situata gripale në vend po shkon drejt përkeqësimit. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision të posaçëm për menaxhimin e situatës gripale. Deri tani, ky virus...

Shkurt 26, 2014

Gripi i Derrit, DSHP: 14 raste në të gjithë vendin

Shefi i shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza konfirmon zyrtarisht  lajmin e dhënë një ditë më parë nga televizoni Klan, se në reanimacionin e këtij shërbimi gjendet i shtruar një pacient i prekur nga virusi gripal AH1N1 apo siç njihet ndryshe gripi i derrit. Madje ai thotë se një tjetër pacient i prekur...

Shkurt 25, 2014

Rishfaqet AH1N1, e konfirmojnë mjekët e Infektivit

Gripi i derrit është rikthyer në Shqipëri. Mjekë të Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza pohojne se një pacient po trajtohet prej fundjavës, por autoritetet nuk e konfirmojnë këtë. Jashtë kamerave mjekët e Qendrës Spitalore thonë se pacienti është në gjendje të rënduar dhe po trajtohet me Tamiflu. Por drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë mohojnë që...

Shkurt 24, 2014

Si të mbrohemi nga epidemitë e stinës (2010)

Stina e dimrit shoqërohet me ardhjen e virozave të ndryshme. Disa lloje të tyre janë të njohura për origjinën dhe të tjera jo. Rastet e njerëzve, të cilët vuajnë nga prekja e virozëve, shtohen dita ditës në qendrat spitalore dhe ambulancat e lagjeve. Simptomat që shoqëruan më së shumti pacientët në muajin e fundit ishin...

Janar 26, 2011