Në Shqipëri pritet të rritet numri i të prekurve me virusin A H1N1 ose siç njihet ndryshe gripi i Derrit. Në këtë përfundim ka arritur komiteti i drejtuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë thuhet se bazuar në të dhënat e fundit Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit dhe me prirje rritëse.
Por ndonëse ka qenë në dijeni të kësaj situate ministria e Shëndetësisë pranon se ka urdhëruar vetëm dy ditë më parë shpërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral Tamiflu. Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se edhe personelit të spitaleve u është kërkuar 26 shkurt të pajisen me maka mbrojtëse të posaçme për t’u mbrojtur nga gripi i Derrit.
Një ditë më parë një grua 30-vjeçare humbi jetën nga virusi A H1N1, nsdërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë numri i të prekurve ka arritur në 36 persona.