Situate gripale në vend ka ngritur në këmbë bluzat e bardha. Për të patur nën kontroll të gjithë personat që preken nga gripi qoftë stinor apo ai pandemik AH1N1, Ministria e Shëndetësisë ka futur në sistemin e monitorimit edhe 5 poliklinika të Tiranës të cilat nëse dyshojnë për një pacient marrin menjeherë mostrat. Nën monitorim janë edhe rrethet.
Specialistët e shëndetësisë të bindur se mjekët e familjes janë në gjendje të përcaktojnë menjëherë simpromat gripale, bëjnë apel që të sëmurët të drejtohen në poliklinika që në shenjat epara.
Deri më tani laboratori në Intitutitin e Shëndetit Publik ka analizuar mbi 380 mostra si të dyshuara për grip derri, por vetëm 19 panë rezultuar pozitiv.